SPORT

Verderi vlerëson Rashicën, i jep numrin e preferuar

15:00 - 24.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milot Rashica po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Mesfushori nga Kosova ka arritur të shkëlqejë në kampionatin gjerman me Verder Bremenin, duke shënuar në mënyrë të vazhdueshme me klubin e tij, ndërkohë që të njëjtin ritëm mbajti edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ku në dy ndeshjet e fundit shënoi 2 gola. Rashica ka mbajtur veshur këtë sezon fanellën me numrin 11, ndërkohë që duke filluar nga dita e sotme, ai do të ketë fanellën me numrin “7”. Këtë numër Rashica e ka mbajtur edhe në kohën kur luante për Vitesen në Holandë, ndërkohë që të njëjtin numër mban edhe me përfaqësuesen e Kosovës.




Vetë klubi i Verderit, në një komunikatë për shtyp njofton se Rashicës i është dhënë numri “7” që do të thotë shumë për të, ndërkohë që sezonin e kaluar e kishte Florian Kainz, i cili më pas u transferua te Këlni. Sakaq, Klaudio Pizarros i është rikthyer numri 14, numër me të cilin ai ka fituar shumë trofe, ku sezonin e fundit kishte numrin 4. “Te Verderi, dy futbollistë do të luajnë sezonin e ardhshëm me numra ndryshe, numra të cilët do të thonë shumë për futbollistët. Milot Rashica është njëri që do të mbajë numrin 7, numër me të cilin ka luajtur te Vitese dhe e mban edhe te Kosova, ndërkohë që do ta ketë edhe te Verderi. Kur erdhi, ai zgjodhi numrin 11, pasi numrin 7 e kishte zënë Florian Kainz, që u largua te Këlni”, shkruhej në njoftimin e klubit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.