BOTA

Akuzoi Trump për ngacmim seksual, përgjigjet presidenti: Nuk është tipi im

13:10 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht një shkrimtare në vitin 1990, Presidenti Donald  Trump u shpreh se nuk është e vërtetë dhe se ajo është duke gënjyer.




Trump deklaroi se E. Jean Carroll gënjen totalisht kur thotë se e ka sulmuar në një dyqan në New York.

“Mund t’iu them me gjithë respektin se e para ajo nuk është tipi im. E dyta, kjo ngjarje nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk ka ndodhur, ok?”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë për “The Hill”.

Carroll, 75 vjeç,  i bëri këto akuza ndaj presidentit Trump të premten e shkuar në gazetën “New Jork Times”.

Ajo është gruaja e 16-të që akuzon presidentin e SHBA për dhunë seksuale, akuza që Trump i ka mohuar të gjitha.

Sipas E. Jean Carroll ngjarja ka ndodhur në dyqanin Bergdorf Goodman në Manhattan në fund të vitit 1995 ose fillim të 1996, ndërsa të dy po bënin pazar. Ajo deklaroi se Trump e ftoi ta ndihmonte për të blerë të brendshme për një femër tjetër dhe i kërkoi që të bënte modelen për të. Shkrimtarja më tej shton se Donald Trump e kapi me forcë në dhomën e provës në dyqan.

Presidenti Trump, nga Shtëpia e Bardhë, i mohoi këto akuza, të cilat sipas tij po dalin ndërsa po publikohet dhe libri i katërt i shkrimtares, E. Jean Carroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.