BLUETOOTH

FOTOT EKSKLUZIVE/ Blendi Klosi & Nora, dashuri në kohën e volejbollit

16:00 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Zakonet dhe pasionet e tij të vjetra, Blendi Klosi zor se mund t’i lërë pas dore. Sidomos sportet, pas së cilave është dhënë që në fëmijërinë e tij. Më mirë se kushdo tjetër këtë mund ta dijë e fejuara e tij, Nora Gega, e cila ka nisur ta ndjekë kudo që ai shkon.
Siç ka bërë edhe të enjten e 26 tetorit, kur i është dashur ta shoqërojë Klosin në stadiumin “Asllan Rusi”, për të ndjekur ndeshjen miqësore të volejbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane. Ai nuk mund ta humbiste një ndeshje të tillë, ndërsa asaj (siç duket dhe nga këto fotografi) nuk i ka interesuar dhe aq shumë. Më shumë se lojën e vajzave në fushë, Nora duket se ka shijuar lojën e saj me Klosin, duke e ngacmuar si për t’i tërhequr atij vëmendjen nga ndeshja. Zakonisht është Klosi ai që ngacmohet me të fejuarën e tij, ndërsa ulen diku qoftë edhe për të pirë ndonjë kafe të shpejtë. Ndërsa këtu në stadium, duket se ngacamania ka qenë Nora.

Pa e ditur se diku aty fare pranë tyre ndodhej dhe paparaci i “Bluetooth”, ajo nuk ka hezituar aspak të puthë në sytë e të gjithëve të fejuarin e saj në buzë. E si të mos mjaftonin puthjet, i ka dhënë dhe një të kafshuar në vesh. Një moment shumë intim ky në mes të stadiumit, që ka tërhequr jo pak vëmendjen e njerëzve që gjendeshin aty rrotull.

klosi7 klosi9 klosi klosi1 klosi2 klosi4 klosi5 klosi6
<
>

Blendi Klosi nuk kishte pse të shqetësohej nga vështrimet kurioze të njerëzve. Sepse ai tashmë nuk bën më asgjë fshehurazi dhe një e puthur qoftë edhe në mes të stadiumit me të fejuarën e tij, mund të jetë për të gjëja më normale. Përderisa nuk është ruajtur nga këto lloj skenash, atëherë kur ende nuk e kishte shpallur fejesën me Nora Gegën, nuk ka pse të ruhet tani. Nëse disa prej atyre që janë gjendur në stadium atë të enjte, janë bërë kureshtarë për të mësuar se me kë po puthej Klosi, pra që nuk e kanë ditur se ajo vajza e bukur është e fejuara e tij, ky nuk është më problemi i Klosit, por i atyre vetë.

Blendi Klosi e ka bërë publike fejesën e tij me Nora Gegën. E shpalli përmes një ceremonie shumë të madhe në “Livin room”, në mbrëmjen e 27 prillit, pikërisht në ditën kur Nora do të festonte 24 vjetorin e lindjes së saj. Edhe pas kësaj feste të madhe, ata nuk do të nguronin të rrëfenin për median, pak nga historia e dashurisë së tyre. Kështu do të mësohej se fillimisht, ngacmimet e para i kishte bërë Klosi. Se ai e kishte gjuajtur me lezet vajzën simpatike që në kontaktin e parë që pati me të, kur ajo kishte përfituar nga një moment i tij i lirë, tek pinte në lokalin që frekuentonin të dy, tek “Kapriço”, për t’i kërkuar ca fonde nga Ministria e Kulturës. Në ato kohë, Nora ishte e angazhuar me spektaklin “Gjeniu i vogël” në Tv Klan. Ai nuk e njihte atëherë dhe ajo iu prezantua si koordinatorja e spektakleve në “Tv Klan”.
Por në këto kontakte të para, Nora e kishte pasur të vështirë të kuptonte se Klosi kishte një lloj interesi ndaj saj. Më pas do ta mësonte këtë gjë, atëherë kur takimet e rastësishme do të bëheshin edhe më të shpeshta. Dhe jo vetëm tek “Kapriço” por edhe në ambientet e TV Klanit. Duke qenë se ajo ishte koordinatore në emisionin e Blendi Fevziut dhe të Arjan Çanit, do të kishte shansin të takohej me Klosin sa herë që ai ftohej në këto emisione.
Një kafe më shumë, sigurisht që bënte shumë punë. Megjithatë, me këtë vajzë Klosi nuk do ta kishte aspak të lehtë, sidomos për aq kohë sa do të ishte ministër i Kulturës. Ky post i krijonte shumë siklet Norës. Ndaj ajo do të pranonte të shoqërohej me Klosin, vetëm pasi ai do të zhvishej nga ai petk ministror.

Pra historia e tyre mund të thuhet se ka nisur në fillimin e 2006-ës.
Ndoshta nuk do të kishte nisur, nëse Klosi nuk do t’ia bënte të qartë vajzës që në fillim, se këtë herë ai e kishte marrë shumë seriozisht e nëse nuk do ta kishte bindur se e kishte studiuar gjatë dhe se ishte i bindur se ajo isha vajza e duhur.

Nuk do të shfaqeshin shumë hapur, megjithatë, deri në atë mbrëmjen që do të shpallnin fejesën. Ndoshta, sepse edhe nuk kishin shumë kohë. Fejesa u bë sa hap e mbyll sytë, as sa edhe vetë Nora do të çuditej.
Por ja që Klosi e kishte ndarë mendjen këtë herë dhe nuk e zgjati më. Tri ditë para ceremonisë së madhe, trokiti në derën e shtëpisë së Norës dhe i shoqëruar nga prindërit dhe motra e tij, u kërkoi dorën e Norës prindërve të saj. Ndoqi të gjitha zakonet, duke çuditur kështu edhe miqtë e tij. Ndoshta, sepse ishte dashuruar marrëzisht pas Norës dhe donte të respektonte deri më një kërkesat e saj. Dhe Nora ishte nga ato vajzat që donte që gjithçka të bëhej sipas zakonit.

Pse ishte ndryshe nga vajzat e tjera Nora, do të fitonte shumë pikë tek Klosi. Ajo nuk është nga ato vajzat që pispilloset në majë të takave të larta, e që më shumë se të krehur e të stiluar, e sheh me flokët e kapur bisht në majë të kokës dhe të rehatuar në xhinse e atlete. Është nga ato vajzat që nuk ka dashur kurrë të dijë se çfarë ndodh në botën e politikës. As që i njeh politikanët. Edhe pse u dashurua dhe u lidh me një politikan, nuk u ka hyrë kurrë diskutimeve mbi politikën.

Ndaj nuk është aspak çudi, nëse ajo nuk di asgjë për karrierën politike të Klosit: për kohën në Kryeministri, nga ku dhe do të niste karriera e tij politike, pasi Nano e zgjodhi si shefin teknik të kabinetit të tij; për vitin 1999, kur ai u bë pjesë aktive e shtabit të Nanos; as për kohën kur ai u emërua zëvendësministër i pushtetit lokal; as për kohën kur u shfaq për herë të parë në fushatë elektorale, në Mallakastër, si një deputet i ri në radhët e Partisë Socialiste… Ndoshta në gjithë këto kohë kur thuhet se kanë nisur dhe të bashkëjetojnë me njëri- tjetrin, Nora edhe mund të ketë mësuar ca gjëra në lidhje me të shkuarën e të fejuarit të saj. Edhe pse nuk i ka interesuar dhe aq. Më shumë se Klosi politikan, asaj i intereson Klosi si i fejuari që duhet të gjejë kohë t’i përkushtohet asaj, me gjithë ngarkesën e madhe që ka prej angazhimeve të tij. E deri më tash duket e kënaqur. Sepse edhe ajo vetë nuk rri dot pa e zënë ditën me punët e saj në TV Klan, si koordinatore e emisioneve dhe spektakleve të ndryshme që organizohen në këtë televizion.

Ky shkrim u botua më 4 nëntor 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.