AKTUALITET

Greqia lehtëson procedurat për emigrantët, tri shërbimet online që do të ofrohen

16:20 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Tri shërbime lehtësuese do të aplikohen së shpejti për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin grek. Ministria e Emigracionit në Greqi ka bërë me dije se po përgatit këto platforma që do të ofrojnë facilitete për të interesuarit.




Platformat elektronike

Një prej shërbimeve lehtësuese është platforma elektronike për mbylljen e takimeve në shërbimet me një qëndrim pranë administratës së decentralizuar në të gjithë Greqinë. Kjo platformë aktualisht është vënë në funksionim pilot në drejtorinë e emigracionit dhe shtetasve të huaj të Pireut. Ndërkohë një tjetër shërbim i ofruar do të jetë edhe platforma elektronike për njohjen e lejeve të qëndrimit të shtetasve nga vendet e treta. Ky aplikacion do t’u ofrojë mundësinë përdoruesve të certifikuar që të konstatojnë përmes telefonit celular autencitetin e lejes së qëndrimit. Kjo platformë është e disponueshme faktikisht në shërbimet e ndryshme publike që kryejnë veprime me shtetasit nga vendet e treta, duke lehtësuar këto veprime.

Lejet e qëndrimit

Ministria e Emigracionit në Greqi thekson se një tjetër shërbim lehtësues për emigrantët do të jetë një platformë elektronike për të aplikuar online për marrjen dhe rinovimin e lejes së qëndrimit. Kjo platformë pritet të aplikohet deri në vjeshtën e këtij viti. Sakaq, të interesuarit që duan të mbyllin takim për rinovimin e lejes së qëndrimit, duhet ta bëjnë këtë me e-mail, një muaj para skadimit të lejes ekzistuese. Të gjithë ata që do të aplikojnë për të marrë lejen fillestare të qëndrimit, duhet të kenë kujdes të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm. Kështu kandidatët duhet të dorëzojnë: Formularin e aplikimit; katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, parametrat teknikë të të cilave janë të njëjta me ato të pasaportave, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000 si dhe një kopje të vërtetuar të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të vlefshëm të njohur nga autoritetet greke, ku te ketë, kur është e nevojshme, vizë të vlefshme. Gjithashtu duhet të dorëzohet edhe tarifa 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike; tarifa në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit.

Ndërkohë do të përjashtohen nga pagesa e tarifës, fëmijët e mitur (nën 18 vjeç). Aplikantët duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim që tregon se kandidati ka paraqitur kërkesë në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve spitalore, mjekësore dhe aksidenti ose kontratë sigurimi me një firmë private, aty ku kjo lejohet nga ligji. Ndërkohë për të bërë rinovimin e lejes së qëndrimit, emigrantët shqiptarë duhet të paraqesin: formularin e aplikimit; katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, parametrat teknikë të të cilave janë të njëjta me ato të pasaportave, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000 si dhe një kopje të vërtetuar të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të vlefshëm të njohur nga autoritetet greke, ku te ketë, kur është e nevojshme, vizë të vlefshme. Ata duhet të dorëzojë edhe tarifën 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike si dhe tarifën në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit. Gjithashtu, aplikantët duhet të kenë me vete edhe një vërtetim që tregon se ai ka paraqitur kërkesë në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve spitalore, mjekësore dhe aksidenti ose kontratë sigurimi me një firmë private, aty ku kjo lejohet nga ligji. Aplikanti duhet të dorëzojë edhe një fotokopje e të gjitha faqeve të dokumentit të udhëtimit për periudhën e vlefshmërisë së lejes së fundit të qëndrimit, para rinovimit nëse ekziston.

Afati

Kjo platformë pritet të aplikohet deri në vjeshtën e këtij viti. Sakaq, të interesuarit që duan të mbyllin takim për rinovimin e lejes së qëndrimit, duhet ta bëjnë këtë me e-mail, një muaj para skadimit të lejes ekzistuese.

 

Përcaktimi i takimit:

-Hyni në adresën e administratës së decentralizuar të Atikës (http://www.apdattikis.gov.gr/)

-Në linkun YPOTHESEIS POLITON shtypni Randevu sti D/nsi Allodapon & Metanstefsis (DAM) Notiu Tomea, Pirea & Nison

-Shtypni Proypotheseis gia na kleiso randevu meso ilektroniku taxidromiu (e-mail)

-Aty mund të gjeni gjithçka kërkohet, dokumentacionin, por edhe formularin që duhet të plotësoni e ta dërgoni me email në adresë të shërbimit.

-E zbrisni formularin, plotësojeni me kujdes për veten tuaj dhe për pjesëtarët e familjes që keni në ngarkim dhe pastaj dërgojeni në adresën [email protected] dhe emërtojeni dërgesën si RDV.

-Shërbimi do t’ju përgjigjet brenda pesë ditëve (ditë pune), duke ju dërguar datën e takimit si dhe dokumentacionin që duhet të keni me vete. Data caktohet automatikisht në bazë të sistemit dhe nuk ndryshon.

Bëni kujdes:

-Takimet mbyllen vetëm përmes e-mailit.

-Takimet mbyllen vetëm për drejtorinë e Pireut dhe jo për në ministri apo pjesën tjetër të Atikës.

-Takime mund të mbyllin vetëm ata që kanë leje qëndrimi (jo vërtetim blu). Domethënë, për ata që duan ta rinovojnë lejen e qëndrimit apo për ta rinxjerrë (në rast se ju ka humbur apo ndërroni pasaportën) dhe që leja që do të rinovohet është nxjerrë nga ky shërbim.

-Gjithashtu, takime mund të mbyllin ata që banojnë në bashkitë:

Glyfada, Elliniko-Argirupoli, Alimos, Nea Smirni, Moskato-Tavros, Kalithea, Paleo Faliro, Agios Dimitrios dhe Pire, Keratsini-Drapetsoba, Nikea-Rendi, Koryadallos, Perama, Salamina, Egina-Agistri, Trizonia-Methana, Poros, Ydra, Spetses, Kythera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.