AKTUALITET

Hotelet në “sitë”, nis kontrolli nga task-forca, në fokus bregdeti

18:20 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjitha hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese do të kalojnë në sitën e një task-force, me qëllim që të garantohet një sezon veror më të sigurt dhe cilësor për pushuesit. Task forca e turizmit, e cila ka në përbërje përfaqësues nga disa institucione, deri më datën 20 korrik do të jetë në terren dhe do të verifikojë kushtet e lejeve mjedisore në rastet e strukturave akomoduese, por jo vetëm, respektimin e zonave ku duhet të ketë rojë sigurie, kufizimin e zonave ku lejohet notimi dhe lëvizja e mjeteve të shpejtësisë, menaxhim korrekt nëpërmjet hapësirave publike dhe private të stacioneve të plazhit si dhe do të kërkojë me rigorozitet respektimin e zhurmave, përmes një plani të detajuar. Fokusi do të jenë të bregdet, por nuk përjashtohen edhe zonat e tjera.




Strukturat
Në të gjithë vendin janë rreth 3800 struktura akomoduese. Ndërsa janë të kategorizuara në hotele, dhoma private apo bujtina, ku në fokus do të jenë më së shumti hotelet e mëdha, të cilat kanë edhe përgjegjësi për zonën përreth. Ministria e Turizmit pret që ky vit të mbyllet me 6.6 milionë turistë, apo 600 mijë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë Këshilli i Ministrave me një vendim në muajin prill parashikon që subjektet që lidhin kontrata me njësitë e qeverisjes vendore për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite duhet të respektojnë disa kritere, një prej të cilave është hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Vendimi parashikon dhe hapësirën minimale dhe maksimale që jepet me qira, kushtet që duhet të plotësojë stacioni i plazhit, lënien e hapësirave për pushuesit që duan plazh publik si dhe mirëmbajtën e bregut dhe pastrimin e tij. Por, ky vendim nuk po gjen zbatimin e duhur.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një takim të zhvilluar me mediat dhe disa institucione përgjegjëse, njoftoi për krijimin e një grupi pune, që do të verifikojë ecurinë dhe zbatimin e kërkesave për ushtrimin e aktivitetit të stacionit të plazhit dhe strukturat akomoduese. Ky kontroll do të nisë nga 24 qershori deri në shtator. Do të bëhet verifikimi i kushteve dhe veprimtarisë së plazhit, lejet mjedisore për strukturat akomoduese. Çdo stacion plazhi duhet të ketë kushtet për sigurinë në det dhe tokë, dushe, ndotjet dhe zhurmat”,-tha ai. Stacioni i plazhit duhet të ketë në dispozicion të peshuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes, zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit. Në asnjë rast nuk mund të ndalohet apo të kufizohet, në asnjë formë dhe në asnjë kohë, kalimi i publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik. “Subjektet e veprimtarisë së stacionit të plazhit kanë detyrimin për të krijuar kushtet e kalimit lirisht të publikut dhe moscenimin në ndonjë formë të kësaj të drejte, si dhe sigurimin e kushteve të kalimit lirisht të personave me aftësi të kufizuar” thuhet në rregullore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.