SPORT

Karton i shtrenjtë për një 33-vjeçar, Grojtheri refuzon Mavrajn

10:50 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Mërgim Mavrajt mund të vazhdojë të mbetet në kategorinë e tretë gjermane, në radhët e Ingolshtad. Edhe pse kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të dëshironte të ishte pjesë e një projekti më ambicioz dhe të kërkonte një skuadër më të fortë, me sa duket 33-vjeçari do të jetë i detyruar të respektojë marrëveshjen që shkroi në janar. Ajo nuk parashikon largimin në rast rënie nga kategoria dhe te Ingolshtad, i rënë nga Bundesliga 2, kanë vendosur të mbajnë Mavrajn edhe për sezonin tjetër. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ata do të lënë mbrojtësin të largohet, është nëse dikush paguan kartonin e tij.




Bëhet fjalë për një shifër prej 350 mijë eurosh të cilën klubet e Bundesligës 2 nuk duan ta paguajnë për një futbollist 33-vjeçar, shumë të cilën klubi ia pagoi Aris në janar. Kjo ka bërë që të tërhiqet Grojter Fyrth, pavarësisht dëshirës për të kthyer në ekip futbollistin që kishte luajtur atje 3 sezone. Mavrajt i është bërë e qartë që nuk do të paguhet kjo shifër e lartë. Ndaj mbrojtësi me sa duket në ditët e para të korrikut, do të jetë i detyruar të paraqitet në stërvitje me Ingolshtad, për të vazhduar karrierën e tij me këtë klub, për sa kohë që nuk ka alternativa të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.