DOSSIER

“Kujt ia merrte mendja, sërish fletëvotimi me një emër”

12:04 - 25.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një pjesë të madhe të bashkive të vendit Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa kundërshtarë.




Historiani Kastriot Dervishi sjell në vëmendje kohën e diktaturës kur në fletët e votimit shkruhej vetëm një emër.

Emri i kandidatit për deputet siç shihet në fletën e votimit është Jorgji Pano, nga Fronti Demokratik.

“Kujt ia merrte mendja se do shihnim sërish fletëvotimi me një emër”, shkruan Dervishi, ndërsa publikon fletën e votimit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor, të mbajtura më 1 qershor 1958.

Historiani Kastriot Dervishi shkruan:

Komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944 duke vrarë e duke prerë kundërshtarët e tyre. Vitin e parë në pushtet, u morën edhe në mënyrë zyrtare me goditjen dhe zhdukjen e kundërshtarëve politikë të tyre. Pasi ishin konsoliduar, organizuan “zgjedhjet” e para në 2 dhjetor 1945.

Gjatë gjithë kohës së ekzistencës së regjimit të tyre, Partia e Punës nuk konkurroi asnjëherë si subjekt zgjedhor. Ajo fshihej pas Frontit Demokratik. Zhvilloheshin zgjedhje për Kuvendin Popullor (çdo 4 vjet) dhe zgjedhje për pushtetin vendor (këshillat popullore) dhe gjykatat popullore (çdo 3 vjet).

Në listat e zgjedhësve ishte vetëm një kandidat, i caktuar në emër i Frontit Demokratik, i miratuar më parë nga strukturat e Partisë së Punës: Byroja Politike për organin legjislativ dhe komitetet e partisë për këshilltarët popullorë. Zgjedhësi nuk bënte asgjë, por vetëm çonte fletën në kutin e votimit.

Zgjedhjet çeleshin në orën 7.00. Deri në orën 8.00, të gjitha levat e Partisë së Punës në lagje bënin garë për pjesëmarrjen në votime (e vetmja konkurrencë). Kudo buçiste ahengu dhe radio, çka e jepnin një karakter tragjikomik ditës kur gjoja bëhej shëtitja që quhej “zgjedhje”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.