AKTUALITET

“Le të ketë vëllavrasje me 30 qershor”, shoqërohet në polici kreu i PD

15:00 - 25.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shoqëruar në polici kreu i PD së Elbasanit, Aurel Bylylkbashi njëkohësisht ish-deputet. Shoqërimi ka ardhur pas deklaratave të artikuluara nga zyrtari i PD në mbledhjen Aleancës Qytetare.




Gjatë kësaj mbledhjeje ai është shprehur se në 30 qershor mund të ketë dhe vëllavrasje dhe luftë civile po ka theksuar se rrugë tjetër nuk ka për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij nuk është problem edhe të ketë luftë civile pasi qytetarët tashmë nuk kthehen më mbrapsht.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Elbasanin i ka bërë thirrje dje Presidentit që, si garant i Kushtetutës të nisë konsultimet me partitë politike dhe të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhjet lokale.

“Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë  gjyshërit tanë në 1944!!”, shprehet ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.