AKTUALITET

Përgjimet e Bild, Rama nis betejën ligjore me gazetarin gjerman

16:06 - 25.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paditur zyrtarisht në gjykatat gjermane gazetarin Peter Tiede.




Pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”, kreu i qeverisë paralajmëroi se çështja do të kalojë në dorë të gjykatave gjermane.

Kryesocialisti njofton sot se ka autorizuar avokatin gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD, duke shtuar se u mbetet atyre të vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.