Kryesore

Video/ Rama: Pa kundërshtarë s’do na votojnë, qytetarët do shkojnë në plazh

10:18 - 25.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas traditës së këtyre ditëve fushatë, kryeministri Edi Rama e ka nisur edhe sot ditën me një bashkëbisedim me qytetarët.




I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kreu i qeverisë u takua me banorë të njësisë 2 në kryeqytet.

Gjatë bisedës me qytetarët kryesocialisti u ndal edhe kundërshtarët politikë, duke ritheksuar se duke mos marrë pjesë në zgjedhje kanë kryer vetëvrasje politike spektakolare.

Rama pranoi se mungesa e kundërshtarëve e komplikon votimin pasi qytetarët do ta neglizhojnë procesin, por sipas tij zgjedhjet do të mbahen.

“Mungesa e kundërshtarëve e komplikon situatën. Një pjesë thotë nuk po votoj, iki në plazh, një pjesë tjetër thotë nuk po iki të votoj se vota është e fshhtë dhe ashtu merret vesh.

Por pluralizmi është që gjithkush mund të zgjidhet nëse paraqitet. Kur t’i nuk do të hysh në zgjedhje nuk mund të marrësh peng dynjanë. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por ça t’i bëjmë”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.