POLITIKË

Rama sot takim elektoral/ Kryebashkiaku i Kukësit e “kërcënon”: Mos guxo

13:54 - 25.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa pasditen e sotme kryeministri Rama do të jetë në Kukës ka reaguar kryebashkiaku i këtij qyteti nëpërmjet një statusi në Facebook i ka bërë thirrje Ramës mos të guxojë me qytetin e Kukësit.




Statusi i Bashkim Hoxhës

Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.

I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.

Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.

Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!

⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!

⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!

⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.

Ndërkohë në një reagim të bërë ditën e djeshme, Dega e PD-së në Kukës njoftonte se pavarësisht ndryshimit të axhendës së takimit elektoraltë Ramës, konkretisht vendin ku do të zhvillohet ky eveniment nga ana e PS-së, Bashkia e qytetit Veri-Lindor i ka marrë të gjitha masat që ashtu sikurse në të gjitha qytetet e vendit, edhe atje kryeministrit të pritet me protesta.

“Te nderuar banore te Kukesit, pavaresisht bindjeve, Partia Demokratike Dega Kukes, ju fton te jeni pjese e marshimit te madh protestues ne Mbrojtje te Demokracise! Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise ju fton ne marshimin e madh! Ne oren 16.oo nga Kukesi nisim uraganin e madh: Rama ik!”, shkruhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.