Kryesore

Video/ A do ta shpërndajë Meta Parlamentin? “Do bëj çdo veprim që i shërben Republikës”

08:28 - 25.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Meta ka lënë evazive përgjigjen nëse do ta shpërndajë apo jo Parlamentin. “Presidenti do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjgjshëmri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj”, u përgjigj Meta, pyetjes së gazetarit të News 24.




Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen por do të jetë në detyrën e caktuar deri në mbarim të mandatit. Kështu ka deklaruar sot Kreu i shtetit para mediave. Ai tha se nga Presidenca do të fillojë ringritja e Republikës dhe se Shqipëria nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar. “Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet që nuk ekzistojnë më ligjërisht e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë.

Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit por Shqipëria do të dënohej edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Jam i qartë, nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Kam krijuar mundësitë për dialog por zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Meta. I pyetur nëse do të ishte më mirë të jepte dorëheqjen për të mos u bërë pjesë e një farse Meta theksoi:

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Ky vend nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar. Vend që i takon gjithë shqiptarëve. Bashkë do të jemi deri më 24 korrik 2022”, deklaroi Presidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.