AKTUALITET

Tronditet Vlora, burri vret gruan me levë hekuri

13:26 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krimi në familje godet sërish. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në fshatin Babicë të qytetit të Vlorës.




Sipas të dhënave të para mësohet se Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me levë hekuri bashkëshorten, Laureta, 44 vjeç, në kokë e fytyrë.

Goditjet kanë rezultuar fatale për gruan, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Polica ka shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa kanë mundur të arrestojnw bashkwshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.