Kryesore

Video/ Basha i prerë: Zgjedhjet me 30 qershor, s’do lejohen, s’do pranohen, s’do njihen

11:35 - 25.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas takimit me të dërguarën e SHBA-së në Shqipëri, zëvendës ambasadoren Leyla Moses-Ones, kreu i PD Lulzim Basha ka folur para mediave.




Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryedemokrati Basha u shpreh se zgjedhjet me  30 qershor nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen.

“Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Korea e Veriut. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen”, deklaroi Basha.

Cfarë biseduat me të dërguarën e SHBA?

Takimet që kam me diplomatë e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit.

A ke urdhëruar incidente ditën e zgjedhjeve?

Një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi Ramës.

Si do të pamundësohen zgjedhjet e 30 qershorit?

Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Korea e Veriut. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Fushata e Ramës është e paligjshme. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Ramës. Qytetarët janë në këmbë, shumica kanë dalë publikisht ndonëse media i censuron.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.