AKTUALITET

Dokumenti/ 9 deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës, do gjykojnë veten

13:23 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën gjashtë deputetë anëtarë dhe tre deputetë zëvendësues në Komisionin e Ligjeve në Kuvend kanë nënshkruar nismën për shkarkimin e Presidentit. Të njëjtët deputetë janë mbledhur më pas në Komisionin e Ligjeve për të diskutuar kërkesën e vetvetes, dhe natyrisht, me 13 vota, ku përfshihen edhe ata është vendosur të miratohet nisma, pra krijimi i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit. Një prej relatorëve të shqyrtimit të nismës për shkarkimin e Presidentit, i caktuar nga Komisioni, është vetë një prej nënshkruesve të nismës për shkarkim.




Pyetja më normale në situata të tilla është: a është normale që deputetët të gjykojnë veten e tyre dhe nismën e tyre nëse është ligjore? Baza ligjore aktuale në Kuvend është e paplotë në raste të tilla. A do të duhej të kishte praktika parlamenti që së paku, ata që kanë iniciuar nismën, të mos ishin edhe “gjykatës” të ligjshmërisë së nismës së tyre dhe për më tepër edhe relator të vendimit të vetes për vetveten? Duke e krahasuar me gjyqin, – a mund të jetë njëherësh individi edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe relator, edhe juri popullore, edhe përmbarues? A kemi të bëjmë me cenim të parimeve të konfliktit të interesit dhe të të transparencës?

Me detaje të tilla domethënëse, a po humbet edhe sensi i ndarjes së pushteteve dhe i kontrollit kushtetues? Minimalisht raste të tilla janë momente që duhet së paku të nxisin reflektim & nevojën emergjente për ndërhyrje ligjore dhe krijim praktikash të mira parlamentare, të cilat të sigurojnë standarde më të larta vlerësimi, vendimi dhe sjelljeje në organin më të lartë përfaqësues në sistemin tonë politik e vendimmarrës./ISP


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.