BOTA

A duhet të hyjë spinaqi në listën e dopingut të WADA-s?

13:26 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një substancë e përmbajtur në spinaq përshpejton rritjen e forcës në trajnim. Efekti është aq i fuqishëm sa që drejtoresha e studimit e WADA-s rekomandon që Ecdysteron të futet në listën e zezë.




Efekti Popeye (ose “grushti i hekurt”) në sportet elitare: spinaqi të jep fuqi të jashtëzakonshme – dhe një substancë që përmban ai e ka vendin në listën e dopingut.

Këtë mendim e ka shprehur Maria Parr nga Instituti i Farmacisë i Universitetit të Lirë të Berlinit. Ajo drejtoi një studim, në të cilin u konstatua: substanca Ecdysteron sjell fuqi shumë të mëdha dhe një rritje të performancës – siç e tregon personazhi i filmit vizatimor.

Studimi u mbështet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Gjatë një trajnimi dhjetë javor të forcës, 46 atletëve iu dha ose një placebo ose substanca Ecdysteron. Rezultati: një rritje tre herë në fuqi krahasuar me grupin e atyre që morën placebo. Rezultate të ngjashme kishin dalë edhe në studimet e mëparshme në vende të tjera.

“Hipoteza jonë ishte se ne vërejmë një rritje të performancës, por nuk prisnim që ajo të ishte kaq e madhe”, tha Parr në një intervistë me televizionet ARD dhe Arte.

Prandaj profesoresha rekomandoi që WADA të vendoste Ecdysteronin në listën e dopingut. Nëse kjo do të ndodhë, kjo do të vendoset nga një organ kompetent i ekspertëve të WADA-s. Në fillim, megjithatë, priten studime të mëtejshme për të konstatuar se sa i përhapur është përdorimi i Ecdysterone në sportet elitare. /DW/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.