BOTA

“Ëndrra amerikane”, refugjati dhe vajza e tij gjenden të mbytur

11:21 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imazhe tronditëse. Një baba dhe vajza e tij e vogël janë gjetur të mbytur në lumin “Rio Grande”, pjesë e kufirit amerikan me Meksikën.




Një dëshmi prekëse e vuajtjeve të qindra e mijëra emigrantëve, të cilët kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin për në Amerikën e Veriut.

Sipas mediave të huaja, Oscar Alberto Martinez kishte kaluar  lumin Rio Grande dhe po kthehej për të marrë bashkëshorten e tij dhe të bijën.

Vajza e vogël, 2-vjeçare Angie kërceu në trupin e të atit për të kaluar lumin bashkë me të. Babai u përpoq t’a mbante vajzën e tij teksa po notonte drejt bregut, por një rrymë e fortë uji i goditi dhe bëri që ata të mbyteshin.

Trupat e tyre u gjetën në anën meksikane të lumin Rio Grande.

Për muaj, avokatët kanë paralajmëruar se vdekjet në kufi do të rriteshin, pasi emigrantët detyrohen të kalojnë në zona më të rrezikshme si pasojë e  politikave të ashpra amerikane që e bëjnë më të vështirë procedurën për azil dhe i detyrojnë që të kthehen pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.