SPORT

Enea Mihaj prezantohet si yll i Hollivudit

10:54 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç pritej, Enea Mihaj është zyrtarisht një futbollist i PAOK-ut në kampionatin grek dhe sot është prezantuar si futbollisti më i ri i kampionëve në fuqi. Mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare, ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke e mbyllur aventurën me Panetolikosin, skuadër te e cila edhe shkëlqeu.




Mihaj ndiqej prej kohësh nga PAOK-u dhe jo vetëm ndërkohë që në Greqi konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë dhe pritet që me bardhezinjtë e Selanikut të shkëlqejë. Besimi te qendërmbrojtësi shqiptar është i madh ndërkohë që edhe prezantimi i tij është bërë në një mënyrë mjaft unike. Mihaj është prezantuar si një yll Hollivudi, ku fillimisht merr një mesazh që kërkohet nga PAOK-u dhe më pas, udhëton në drejtim të zyrave për të firmosur kontratën. “E ardhmja është këtu, Mihaj është këtu”, shkruhej në videon, dedikuar mbrojtësit shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.