Show-Bizz

Foto nr 2! Sara Hoxha shtatzënë në plazh shfaqet me dy bebat e saj!

16:18 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi ka kaluar muajt problematikë, Sara Hoxha duket se po e shijon shtatzëninë e dytë! Në foton e fundit shihet e rehatuar në shezlongun e saj me barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që London i bën shoqëri! Sara shijoi disa ditë pushimesh në Maldive bashkë me bashkëshortin Ledion!




Nuk e dimë nëse kjo foto i përket asaj periudhe apo ata kanë shkuar sërish me pushime! Sido që të jetë, Sara ka postuar foton e këndshme për të treguar sesi ndihet tani që do të bëhet nënë e dy djemve!

Sara dhe Ledioni janë duke pritur një djalë, i cili do ta bëjë vëlla të madh Londonin që mezi e pret! Kujtojmë se në fund të majit trashëgimtarja e “Top Channel” dha lajmin e bukur në profilin e saj në ‘Instagram’, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur nga pushimet e saj ekzotike!

Në foton e publikuar ku shkruante: “Një tjetër kryeqytet europian është rrugës”. Të shohim ç’emër ekzotik do të zgjedh kësaj radhe!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.