Kryesore

Operacioni i EUROPOL, kapet në Shkodër kreu i grupit të kokainës

17:15 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar antidrgoë kanë rënë në pranga 42 persona, mes tyre 1 shqiptar.




Operacioni i shtirë në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Blegjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri, arrestoi 51-vjeçarin nga Shkodra, i cili dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal.

Operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë ka sjellë sekuestrimin e 7 automjteve, një biznesi, 200 mijë euro si  dhe 10 milionë lekëve në Shqipëri.

“Autoritetet daneze të hetimit si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, konkretisht Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet daneze, regjistruan procedimin penal në vitin 2019. Sot, në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kriminal”,- sqaron policia.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim u arrestuan mbi 42 persona si dhe u sekuestruan 40 kg kokainë.Po ashtu u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.

Në Shqipëri gjatë fazës operacionale u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm në Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal), për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

U shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.