BOTA

“Pantollonat e vogëlushes kanë ngjyrën e  gjakut”, si u mbytën në lumë babë e bijë

16:10 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fotografinë e shkrepur nga një gazetare, në kufirin ndërmjet SHBA-ve e Meksikës, shikojmë trupin e një ati, pranë së bijës. Kërkonin strehim në Amerikë, e gjetën vdekjen në Rio Grande. Pikërisht nga këto brigje Papa Françesku, në vitin 2016, pati lartuar britmën e fuqishme: “Kurrë më vdekje e shfrytëzim!”.




Trishtim të pafundmë! Këtë ndjeu Papa Françesku – njofton drejtori i përkohshëm  i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti – pasi pa fotografinë e babait me të bijën, të mbytur në lumë, ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin ndërmjet Meksikës e SHBA-ve. “Papa – u shpjegoi Gisotti gazetarëve – është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e tyre, lutet për ta e për të gjithë emigrantët, që humbën jetën në përpjekjen për të ikur nga lufta e mjerimi.

Pantallonat e Angie Valeria kanë të njëjtën ngjyrë, që kishte bluza e Aylan. Nuk është vetëm e kuqja, ngjyrë gjaku, që i lidh dy jetët e këputura  e të ledhatuara, në çastet e fundit, vetëm nga valët e lumit. E kuqja bëhet simbol  i dëshirës së prindërve për t’u dhuruar fëmjëve të tyre një jetë më të mirë. Lind, kështu, drama e emigrimit, që  herë pas here i shkatërron jetët, në vend që t’i shpëtojë, shkruan Vatikanews.

Oscar Alberto Martinez, sipas rrëfimit të gazetares Julia Le Duc, që bëri fotografinë, të cilën më pas edhe e botoi në gazetën meksikane Jornada, priste që prej dy vjetësh strehimin, që ua kishte kërkuar autoriteteve të SHBA-ve. Të dielën, së bashku me vogëlushen e me gruan, Tania Vanessa Avalos, u nis për udhë. Deshi ta kalojë lumin e të hyjë në Broënsville, në Teksas. Oscar e Angie Valeria munden të arrijnë në breg, po Vanessa mbeti prapa. Ai atëhere u përpoq të kthehej e ta merrte, pasi kishte lënë vajzën në breg. Po vogëlushja u hodh sakaq në ujë, pas të atit. E rryma e fortë i mori me vete ata e ëndrrat e tyre, shpresat e planet për ardhmërinë, para syve të tmerruar të nënës që, zemërplasur, i shikonte nga bregu tjetër! Pa mundur t’i shpëtojë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.