AKTUALITET

Video/ Shkarkimi i Presidentit, miratohet raporti për ngritjen e një komisioni hetimor

10:50 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me 13 vota pro e një kundër, Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga Ulsi Manja, miratoi raportin me propozim për Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin e Republikës, për të hetuar shkeljen e kushtetutës nga ana e tij me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.




Raporti u prezantua sot në komisionin e ligjeve nga relatori i çështjes Adnor Shameti, i cili tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojnë se kreu i shtetit ka shkeli Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Përgjigja e institucionit të Presidentit tregoi qartazi se nuk kishte interes të dëgjohej në komision. Përgjigja kishte një gjuhë fyese dhe ironike.” tha Shameti, duke theksuar më tej se KQZ nuk e mori në konsideratë dekretin e Presidentit dhe vijoi punën.

“Kuvendi miratoi rezolutën ku nuk njohu vlefshmërinë e aktit të Presidentit dhe kërkoi vijimin e punës nga institucionet për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deputetët mendojnë se presidenti ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e ligjshmërisë, ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur e për t’i zgjedhur, ka marrë kompetencat e Parlamentit.”

Votë kundër këtij raporti, i cili do i dërgohet Kuvendit në seancën e 4 korrikut, dha kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.