BOTA

Temperatura rekord në Europë/ I nxehti, vrasësi i heshtur

12:51 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një valë e nxehtë pritet të pushtojë kontinentin europian në ditët në vijim. Temperaturat rekord pritet të shënohen prej ditës së sotme deri të premten. Nga Spanja në Poloni pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë celsius.




Meteorologët parashikojnë se rekord i ri i temperaturave do të regjistrohet në Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë; Francë Gjermani, Luksemburg, Holandë e Zvicër.

Termometri në Spanjë, Francë dhe Itali ka shënuar 30 gradë dje, por deri të premten temperaturat do të arrijnë vlerën 40 gradë Celsius.

“Valët e nxehtësisë janë vrasës të heshtur”, shkruan meteorologu Stefan Rahmstorf. Kujtojmë se i nxehti verës së vitit 2013 ka shkaktuar rreth 70.000 viktima. Ndërkohë temperaturat e larta të verës së shkuar, mendohet të kenë shkaktuar 1000 viktima në Gjermani.

hot 6 hot 8 hot 7 hot 3 hot 1 hot 4 hot 2 hot 5
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.