POLITIKË

Video/ Thirrja e ish-presidentit Moisiu: Koha për një zgjidhje jo në kurriz të Shqipërisë

11:22 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një deklaratë para mediave, ish-Presidenti i Republiks Alfred Moisiu ka kërkuar një pakt kombëtar dhe një zgjidhje për situatën politike.




Së bashku me disa intelektualë, përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, Moisiu tha se është koha për një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj.

“Ministrat e Jashtëm të Këshillit të BE vendosën për të shtyrë në muajin tetor vendimin për mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Hapja e negociatave me BE është prioritet absolut kombëtar për vendin tonë.

Në shtyrjen e tyre ka ndikuar hezitimi i disa vendeve anëtare dhe kriza politike në vend. hapja e negociatave në vend se të kuptohet si një çështje mes BE dhe vendit, po përdoret si instrument i luftës politike mes shumicës e pakicës. Koha deri në tetor është e shkurtër për të bindur vendet skeptike. Punët për t’u kryer nuk janë të pakta. Kriza po përkeqësohet.

Është koha për një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj. Koha për një zgjidhje afatgjatë për të mos u përsëritur krizat ciklike. janë të patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa partiake.

Veprimet e dhunshme ndaj institucioneve, përdorimi i shprehjeve luftënxitëse e përçarëse, retorika denigruese ndaj rivalëve dhe ndaj secilës palë politike, mungesa e dialogut. Këta faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë së qyt, dëmtojnë demokracinë e brishtë shqiptare, po cenojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Veprime që bien ndesh me dëshirat e popullit për integrimin europian”, deklaroi Moisiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.