AKTUALITET

Video/ “Njeriu i së ardhmes”, studenti i “Luarasit” rrëfen pasionin për fotografinë

21:00 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot është e vështirë të gjenden njerëz që nuk e duan fotografinë. Rrjetet sociale kanë bërë që të rinj e të moshuar të afeksionohen pas publikimit të imazheve, por Trending si gjithnjë ndalet vetëm tek të rinjtë. Pjesë e emisionit është bërë një fotograf profesional. Por për të ky është pasion pasi shkollimi vjen i pari.




Rei Bengu është “njeriu i së ardhmes” pasi studion për Teknologji Informacioni në Universitetin Luarasi.

Rei thotë se nga një studim i BE ka rezultuar se Shqipëria ka mungesa të theksuara në teknologjinë e Informacionit, ndaj dhe vlerëson shumë këtë degë.

Teksa flet me pasion për fotografinë, Rei thotë se shikon ato detaje që të tjerët nuk i shohin.

“Mund të jem ulur në një kafe. Si fotograf dhe si artist unë arrij që të shoh kafen me një prespektivë të caktuar dhe në këtë mynyrë unë bëj një foto artistike. E bukura e artit është diçka që secili e gjen veten. Por për të bërë art duhet të kesh 3 faktorë kryesorë, duhet të kesh mendjen, duhet ta ndjesh dhe të kesh një subjekt”, rrëfen Rei për Trending.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.