Kryesore

Video/ Pasion do të thotë të lësh Matematikën për të luajtur futboll në oborrin e shkollës

20:16 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijët shqiptarë të kohëve të sotme nuk i mbajnë mend topat e ngjitur me pulla me të cilët luanin vogëlushët dikur. Në fushën e sajuar mes rrugës, vendoseshin dy porta që shenjohshin me gurë apo bluza. Hapësira të barabarta të ndara me hapa të vegjël. Pluhur që ngrihej në ajër sa herë dikush merrte topin rrëmbimthi për të shkuar drejt portës. Kështu thureshin ëndrrat futbollistike dikur.




Për fëmijët e sotëm cilësia e lojës ka ndryshuar, por realizimi i ëndrrave mbetet ende i vështirë. Shqipëria nuk ofron shumë mundësi për të rinjtë që kanë ëndërr futbollin.

Segerso Geci u dashurua me futbollin kur ishte vetëm 5 vjeç. Iu deshën dy vite që të bindte prindërit se ai kishte talent në futboll, ndaj në moshën 7-vjeçare nisi stërvitjen. Segerso, futbollisti që e ka marrë emrin nga një personazh librash ka rrëfyer për Trending eksperiencën dhe ëndrrat e  tij.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë ai, teksa shprehet se ëndërron që një ditë të luajë me Kombëtaren Shqiptare.

Realfi është një tjetër i ri që futbollin e ka kryefjalë të jetës. Realfi Zhivanaj tregon për Trending se gjatë shkollës nuk i mjaftonte ora e Fiskulturës për të luajtur futboll, Matematika dhe Fizika “sakrifikoheshin” shpesh që të luantë në oborrin e shkollës.

Realfi e quan veten me fat që po jeton epokën kur luajnë dy gjenialët e futbollit Mesi e Ronaldo, por si të preferuar zgjedh portugezin. Janë sakrificat, puna dhe vullneti i Kristianos që e shtyjnë të zgjedhë Ronaldon.

Mes ditëlindjes së të dashurës dhe finales ku luan skuadra e preferuar, Realfi zgjedh një rrugë të mesme. Lojtari i “Tironës” rrëfen për Trending eksperiencën në Amerikë si dhe planet e së ardhmes.

Për fëmijët e varfër që e duan futbollin ai ka një këshillë: “Unë mendoj se çdo njeri e zgjedh vetë fatin e tij. Ka goxha shembuj në botë që njerëz të pashpresë dhe me kushte të mjerueshme kanë arritur të ia dalin dhe të bëhen yje botërore. Këshilla ime është të mos dorëzohen kurrë dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.