Kryesore

Zgjedhjet po afrojnë, mesazhi i fortë i Metës

17:48 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, kreu i Shtetit, Ilir Meta foli edhe për situatën politike ne vend.




Në fjalën e tij Meta ka theksuar se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian.

Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian . Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane.

Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.