Kryesore

Zgjedhjet/ Zbulohet skenari i opozitës, protesta në çdo shesh dhe pranë KZAZ-ve

12:54 - 26.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur mungojnë edhe 4 ditë nga 30 qershori, opozita zbulon skenarin. Ashtu si bëjnë me dije burime pranë selisë blu bëjnë me dije se do të protestohet në të gjithë vendin, duke kulmuar me 30 qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin.




Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme. Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.