DOSSIER

Foto të rralla të fëmijëve shqiptarë që u larguan me ambasadat

14:37 - 03.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi në kujtim të 2 korrikut të vitit 1990, ka publikuar para disa kohësh foto nga hapja e ambasadave, kur shumë shqiptarë lanë masivisht vendin.




Fotot e rralla tregojnë fëmijët e vegjël pak orë para largimit nga vendi ynë.

“Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave. Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe.

Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur, munda t’i ruaj”, ka shkruar Dervishi.

    


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.