BLUETOOTH

Eglantina Frroku: E veçanta e stilimeve të mia, Gjermania më hapi dyert e suksesit

17:20 - 04.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Nuk ka gjë më të bukur se sa të ushtrosh atë, që dikur e ke pasur pasion. Kështu ka nisur dhe rrugëtimi i saj. Edhe pse larg Shqipërisë, prej 20 vitesh në Gjermani, ajo nuk ka harruar traditën, gjurmët e të parëve, për t’i bërë pjesë pastaj në mënyrë elegante duke i kompozuar bukur në veshjet që prodhon. Eglantina Frroku vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, për të na treguar rreth profesionit të saj, të veçantën e punës, që e sjellë përmes fashion-it, jetën në Gjermani, si dhe detaje të tjera që më parë nuk i kishte bërë publike. Ka 5 vite që ëndrra e saj është bërë e prekshme duke krijuar një bazë që dita- ditës po forcohet.




E apasionuar pas asaj që i ka kushtuar pjesën dërrmuese të kohës, Frroku nuk e fsheh gëzimin për veshjet e realizuara mirë. Ngjyra që harmonizohen me shpirtin, prerje që i përshtaten trupave bien në sy sapo sheh stilimet e saj. Eglantina ka zgjedhur që ti sjellë ndryshe ato, duke u dhënë magjinë e teatrit, filmit, muzikës dhe pikturës. Duket si një disiplinë arti. Në këtë rast heqim dorë nga pasarelat, siç jemi mësuar të shohim gjithmonë ku bëhet fjalë për prurje të reja në fashion, dhe fokusohemi te kombinimi që u bënë stilistja punëve me mitologjinë. Vajzat janë tërësisht në funksion të fabulës duke përcjellë kështu një energji të papërjetuar më parë. Më tej, Eglantina ndan me ne dhe copëza momentesh nga jeta në Gjermani, ku na thotë se me fëmijët ka një raport që herë-herë i përngjanë dhe mikes, natyrisht pa harruar rolin kryesore si nënë. Nga Shqipëria i mungon familja dhe aroma e detit. Gjithsesi një pjesë e zemrës së stilistes rreh në vendin e saj. Sa i përket pushimeve Frroku thotë se do të udhëtojnë drejt New York-ut.

Sa të vështirë i keni pasur hapat e parë drejt designer-it?
Hapat e parë drejtë designer-it dua t’i ndaj në dy rrugë. Si krijuese e kam pasur të lehtë pasi kam qenë kërkuese dhe kam punuar për të realizuar ëndrrën time. Për këtë mund të them, që jam autodidakte. Gjithashtu, duke qenë se kam marrë pjesë në disa aktivitete artistike si teatri, filmi, muzika dhe piktura, po gjithashtu edhe tradita familjare, më kanë ndihmuar të kem një koncept më të gjerë për artin dhe aplikimin e tij. Tajen në trup ishte një përvojë, që më lehtësoi dhe më dha përparësi, që krijimi të jetë dhe funksional e po ashtu edhe i përshtatshëm në trup. Kam kaq shumë ide sa mund të krijoj më shumë se tre koleksione në vit, ndërsa në marketing e kam pasur shumë të vështirë. Fillova të studioj psikologjinë e tregut dhe biznesit, gjithashtu marrëdhëniet publike.

received_721718664928415 received_645281162605017 received_2175580279206750
<
>

Çfarë të veçante ka puna juaj? Si e sillni fashion-in ndryshe nga stilistët e tjerë?
E veçanta tek puna ime është kujdesi për veçoritë individuale të klientit dhe besnikëria ndaj artit tim, që e do të thotë një përputhje e përpiktë midis ngjyrës simbolit të përdorur dhe formës së veshjes. E gjithë kjo thellësi mendimi është qartësisht e shprehur në koleksionin tim më të fundit “Vajza e valëve”. Ju keni 5 vite që keni krijuar një bazë të qëndrueshme në punën tuaj.

Eksperimenti më i guximshëm që keni bërë?
Eksperimenti më i guximshëm i punës sime është koleksioni “Vajza e valëve”, ku përveçse përfshihen të gjitha sa u thanë më lart. Ka dhe një kombinim midis teatrit, filmit muzikës dhe pikturës, që do të thotë që në vend që vajzat të lëviznin në pasarelë për të treguar veshjet, ato janë në funksion të mitologjisë dhe fabulës, kur e gjithë fabula është e bazuar në bukurinë e veshjes së tyre.

Angazhimet e fundit? Çfarë duhet të presin dashamirësit e fashion-it nga ju?
Koleksione të reja me një tematikë sa të gjerë aq edhe të thellë.

Cilat janë tendencat e veshjeve dhe ngjyrave për këtë verë? Ju çfarë do u sugjeronit vajzave?
Ngjyrat ashtu si dhe veshjet si dhe forma e tyre duhet t’i përshtaten individualisht karakterit dhe gjendjes së tyre shpirtërore.

Keni shumë vite larg Shqipërisë. Çfarë ju mungon më tepër nga vendi juaj?
Më mungon era e detit dhe familja ime.

Eglantina, si mama, cila është pika juaj e dobët?
Na tregoni pak për raportin me vajzën. Michelle e kam shoqe, motër dhe partnere në krijimtarinë time dhe në punën e përditshme. Marrëdhënia që kam me të, ashtu si dhe me djalin tim është marrëdhënie e bazuar në besim reciprok dhe mjaft e hapur.

Sa e vërtetë është që gjermanët janë të ftohtë?
Nuk është e vërtetë. Gjermanët e dashurojnë artin janë shumë të ndjeshëm dhe këtë e tregon historia e artit e tashmë dhe e shkuar.
Pengu më i madh që keni nga rrjedha e kohës?
Pengu më i madh, që kam është pjesa që do të dëshiroja të merrem më shumë me film dhe pikturë, që do i realizoj së shpejti.

Një arsye për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri?
Nuk e kam menduar ende një gjë të tillë.

Ku do i kaloni pushimet?
Kemi menduar të shkojmë në New York.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.