Kosova

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kërcënohet në gjuhën serbe gazetarja

13:11 - 05.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, për kërcënimet me jetë që ka marr përmes rrjeteve sociale.




Siç raporton “Express”, personi që e kërcënoi gazetaren Cimili, në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar.

“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”- ka shtuar më tutje ai.

Për më tepër, personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:

“Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

AGK bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve. Të gjitha kërcënimet ndaj tyre, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.

AGK pret nga institucionet kompetente që në kohën më të shkurtër të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thekson AGK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.