Horoskopi

Horoskopi i datës 5 Korrik 2019

00:00 - 05.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përpiquni të shmangni grupet e mëdha me njerëz në favor të shëndetit dhe sigurisë. Qëndroni më shumë në shtëpi gjatë këtyre ditëve të nxehta. Nëse jeni të shqetësuar për një detyrë të rëndësishme gjatë ditës së sotme, rekomandohet të kërkoni ndihmë nga kolegët tuaj.

Sot do të keni mundësi të përfundoni vetëm detyrat kryesore, pasi pjesën më të madhe të kohës ka gjasa t’ia kushtoni relaksit. Mund të merrni një telefonatë që mund t’ju japë një lajm fantastik, i cili mund të ndikojë në fatin tuaj në dashuri. Ekziston mundësi të vendosni të merrni në shtëpi një kafshë shtëpiake.

Këshillohet që gjatë ditës së sotme t’i besoni më shumë intuitës suaj. Nëse e ndjeni të nevojshme të qëndroni në shtëpi, zbatojeni atë. Megjithatë, mbrëmja do të jetë krejtësisht ndryshe për ju, pasi do të jeni të fokusuar tek lidhja juaj romantike.

Kjo ditë mund të kalojë krejtësisht pozitivisht, mbi të gjitha nëse do të gjeni aleatë të rinj. Do të ndiheni sharmantë, çfarë do t’ju rrisë besim në vetvete për t’i shprehur ndjenjat ndaj personit që dashuroni. Nuk rekomandohet të bëni blerje sot, pasi nuk është dita e duhur.

Të lindurit  kësaj shenje ka gjasa të anulojnë një event argëtues në mbrëmje, por kjo nuk do të thotë që të gjithë kohën e lirë do ta shfrytëzoni për çështje emergjente. Nuk është ditë e përshtatshme për të bërë ndryshime në look. Nëse dëshironi që të tërhiqni vëmendjen e personit që pëlqeni, bëni kujdes gjatë komunikimit me të.

Gjatë kësaj dite ekziston mundësia të zbuloni aksidentalisht sekretin e dikujt afër jush. Megjithatë mund ta shmangni këtë nëse tregoheni të kujdesshme dhe mendoheni para se të flisni. Përpiquni të përmbaheni nëse dilni për blerje, pasi artikuj të panevojshëm mund t’ju shkatërrojnë kursimet.

Sot mund të bëni miq të rinj, me të cilët do të kaloni momente mjaft të këndshme. Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes ndaj tundimit. Përgjithësisht, dita e sotme premton t’ju sjellë pozitivitet. E njëjta gjë parashikohet edhe për financat, të cilat mund të pësojnë rritje.

Mund të befasoheni nga disa surpriza të pakëndshme. Ndoshta, mund të përjetoni disa situata të sikletshme në punë. Megjithatë, gjithçka do të jetë kalimtare dhe në mbrëmje gjendja juaj do të jetë si më parë. Në kohën tuaj të lirë do të jeni pranë miqve tuaj të ngushtë.

Qëndrojini planeve që keni menduar për sot. Kini besim në vetvete dhe shmangni mendimet negative. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecni përpara gjatë kësaj të premteje. Në mbrëmje do të keni kohën e duhur për një takim romantik. Beqarët e kësaj shenje që janë në kërkim të një partneri të mos përqendrohen vetëm në ambientet e brendshme të punës.

Ekziston mundësia të përfshiheni nëpër biseda, të cilat nuk do të ndikojnë aspak mirë në humorin tuaj. Kërkoni këshilla nga miqtë e ngushtë dhe merrini në konsideratë ato. Kushtojini më shumë vëmendje vetes dhe partnerit/partneres suaj.

 

Mund të keni fat në aspektin profesional. Ndoshta do t’ju jepet mundësia të shkoni në një udhëtim punë me premisa mjaft të mira për ju. Është e rëndësishme të përfshiheni edhe në aktivitete fizike, të cilat do t’ju ndikojnë mirë si në gjendjen tuaj fizike ashtu edhe në atë mendore.

Mund të acaroheni me dikë të afërt me ju. Kjo situatë mund t’ju ndodhë në shtëpi, por nuk përjashtohet mundësia për debat në punë. Por çfarëdo që të ndodhë mos humbni besimin tek e mira. Ekziston mundësia e një historie spontane dashurie.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.