Kryesore

Greqia zhvillon sot zgjedhje të parakohshme parlamentare, 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote

10:27 - 07.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Kryeministri Alexis Tsipras kërkon një mandat tjetër, kurse e djathta në opozitë ka sfiduar hapur qeverinë e majtë. Partia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis kërkon që t’i japë fund qeverisjes 4-vjeçare të Tsipras.




Ky i fundit shpalli zgjedhje të parakohshme në muajin Maj pasi partia e tij SYRIZA humbi shumicën në zgjedhjet evropiane për në Parlamentin Europian.

Mediat greke raportojnë se kutitë e votimit janë hapur në 21.478 qendra dhe 9.9 milionë grekë do të zgjedhin deputetë nga 20 parti dhe forca politike të cilat sfidojnë njëra tjetrën në këtë garë. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë mbi 150, 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë.

Kreu i opozitës, Mitsotakis premton taksa më të ulëta, më shumë privatizim të shërbimeve publike dhe të rinegociojë marrëveshjen me kreditorët e Greqisë, në mënyrë që të investohen në vend më shumë para.

Nga ana tjetër, Kryeministri Tsipras i cili mori pushtetin në vitin 2015, ka premtuar më shumë investime dhe së fundmi ka rritur pensionet.

Edhe premtimet e tij për investime janë në fakt politika që do të duhet të rinegociohen me kreditorët e Greqisë, pasi vendi është nën mbikëqyrjen e Eurozonës pas tejkalimit të krizës ekonomike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.