Rajoni

Fitoi zgjedhjet, Mitsotakis: Greqia do e ketë kokën lart, do jem kryeministër i të gjithëve

10:36 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i ri i qendrës së djathtë, Kyriakos Mitsotakis, ka premtuar se “Greqia do e ketë sërish kokën lart”.




Pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, Mitsotakis tha se ai do të jetë kryeministër për të gjithë dhe se nuk do të zhgënjejë shpresat e popullit grek.

“Vendi ynë me krenari do të ngrejë kokën lart dhe unë do të jem kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë shumë pak për të qëndruar të ndarë”, tha Mitsotakis, djali ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis.

Fitorja e tij vjen pas katër vitesh, pasi partia e majtë Syriza e Alexis Tsipras erdhi në pushtet duke premtuar fundin e masa shtrënguese.

Por, votuesit nisën të kthehen kundër Syriza-s, pasi Tsipras pranoi masa të ashpra fiskale në këmbim të një ndihme ndërkombëtare. Papunësia dhe një ekonomi e tkurrur shtuan pakënaqësitë ndaj saj.

Menjëherë pas rezultatit, kryeministri ende në detyrë Alexis Tsipras, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme dhe e ka telefonuar kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren.

Para gazetarëve, Tsipras përmendi vendimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet”.

“Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”.

Nga të dhënat e deritanishme  partia e drejtuar nga Mitsotakis ka fituar 39.7% të votave, ndërsa partia Syriza e kryeministrit, Tsipras, është në vendin e dytë me 31.6%. Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte në masën 57%.

Kryeministri i sapozgjedhur, i cili do betohet këtë të hënë, ka premtuar taksa më të ulëta, privatizim më të mirë të shërbimeve publike dhe plan për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë për të lejuar që më shumë para të ri-investohen në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.