FOTO - GALERI

Gjyshi që do donte çdo fëmijë, u ndërton nipërve shtëpinë e ëndrrave

13:56 - 09.07.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pika e dobët e gjyshërve janë nipat e mbesat. Sapo ata vinë në jetë fëmijët kalojnë në plan të dytë, pasi të gjithë vëmendjen e gjyshërve e marrin vogëlushët.




Çdo gjysh është i gatshëm të bëjë maksimumin për të parë të lumtur nipat dhe mbesat e tij, por jo të gjithë kanë mundësi të bëjnë shumë, edhe pse dashuria është mëse e mjaftueshme.

Dihet “fiksimi” i fëmijëve për shtëpitë në pemë, por “kasollja” që ka ndërtuar Terry Meredith e bën atë gjyshin që do të donin të gjithë.

Supergjyshit iu deshën 8 mijë stërlina si dhe shumë kohë për të ndërtuar shtëpinë 5 metra mbi tokë,  brenda të cilës mund të qëndrojnë 10 persona.

Minishtëpia është në pjesën e pasme të shtëpisë, ndërsa pemët rrethuese e bëjnë thuajsëe të padukshme nga disa këndvështrime.

Një pemë e lartë që po planifikonte ta priste e shtyu Terrin të realizontë këtë kryevepër. “Pema e shelgut në fund të oborrit ishte rritur aq shumë sa po më bllokonte muzgun. Mendova ta pres gjysmën, por kur u ngjita në pemë u befasova nga pamja e magjishme që ishte vetëm 50 metra larg shtëpisë sime. U befasova nga malet e Wellsit, shkëmbi Cotsworld si dhe një kështjellë. Doja ta ndaja këtë pamje të mahnitshme me familjen e miqtë. Unë kam kam punuar si elekticist, por jam edhe zdrukthtar i mirë, kështu që nuk  ishte shumë e vështirë ta ndërtoja shtëpinë në pemë”, ka deklaruar Terry.

Jo vetëm nipërit e mbesat, por edhe miqtë e tij do të kenë mundësinë të gëzojnë në “kasollen” mbi pemë teksa shohin perëndimin e diellit.

home 1 home 2 gjyshi gdad vv shpi hhh kkj kkk
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.