Ekonomi

INSTAT: Ulet inflacioni në qershor, çmimet e produkteve që ndikuan në rënie

16:45 - 09.07.19 Gazeta Shqiptare

Inflacioni në muajin qershor ulet me 1.3%, nga 1.5% që ishte për muajin maj. Ky është raporti i INSTAT-it, ku thuhet se inflacioni i ulët në muajin qershor, krahasuar me majin erdhi kryesisht nga çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” që ranë me 0.7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2%, “Shëndeti” me 0.1%.



Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0.5%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.2% secili. Krahasuar me muajin qershor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.3%, “Qira, ujë, lëndë dje-gëse dhe energji” me 0.8%, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.7% secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Fruta” u rritën me 12.6%, pasuar nga nëngrupet “Qumë-sht, djathë dhe vezë” me 3.4%, “Zarzavate përfshirë pa-tatet” me 1.6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1.3%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 0.6%. Rënia e ndjeshme e muajve të parë të këtij viti shpjegohet nga Banka Qendrore kryesisht me efektin e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të rritet gradualisht, sidomos duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti dhe të kthehet pranë objektivit prej 3% në fillim të vitit 2021. Megjithatë, kthimi i inflacionit në objektiv mund të vështirësohet më tej, mbështetur në skenarët që po shfaqen në muajt e fundit. Leku po forcohet sërish në kursin e këmbimit me euron. Thellimi i mbiçmimit të monedhës kombëtare mund të ketë efekte të mëtejshme në inflacion.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *