LIFE STYLE

Mos u mërzit nëse punon shitëse, ke shumë mundësi që një ditë të bëhesh milionere

14:54 - 09.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç parave të shumta që kanë në llogari, miliarderët kanë edhe një tjetër të përbashkët: punën që kanë bërë në të shkuarën. Rezulton se një nga armët më të forta të milionerëve është pikërisht puna që ata kanë bërë kur ishin të rinj. Sipas një studimi të bërë pak kohë më parë, rezulton se puna që të çon drejt milionave është pikërisht shitja. Shumë milionerë e gjejnë shkakun e pasurisë së tyre tek të punuarit në sektorin e shitjeve.




“Deri më sot, hulumtuesit kanë nënvlerësuar ose injoruar krejtësisht rolin e që ka te suksesi aftësia për të shitur”, shprehet sociologu Zitelmann Marktëatch, i cili e ka botuar hulumtimin në librin e tij “Elita e të pasurve”.

Një më shumë se 3 nga 45 milionerët e intervistuar kanë deklaruar se ia dedikojnë punës në sektorin e shitjeve pjesën më të madhe të suksesit të tyre.

Po çfarë kishin shitur ata në rini?

Gjithçka. Duzke filluar që nga bizhuteritë, produktet e kozmetikës, radiot e përdorura të makinave e deri te kartonët e vezëve që mund të përdoreshin si izolim thurmash.

Janë të shumtë të famshmit apo drejtuesit ekzekutivë që kanë punuar si shitës para se të bëheshin të pasur. Kanye West, Johnny Depp dhe Jennifer Aniston janë disa prej tyre.

Ekspertët thonë se nuk është rastësi që njerëzit e suksesshëm kanë aftësi të mira në shitje. “Aftësitë e mira në shitje janë shumë të vlefshme”, deklaron biznesmeni Cheryl Palmer, duke theksuar se qëllimi çdo kompanie është të shesë, produkte apo shërbime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.