AKTUALITET

Video/ Policia shkoi ta shoqëronte për vrasjen e kunatit, vetëvritet 71-vjeçari në Korçë

10:23 - 09.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Korçës. Një person ka vrarë veten me armë zjarri, vetëm pak orë pas vrasjes së emigrantit 57-vjeçar.Burime thonë se viktima është kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, që u gjet mbrëmjen e kaluar i pajetë në banesë nga familjarët.




Mësohet se në momentin që ka shkuar policia për ta shoqëruar për vrasjen e djeshme, 71-vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten.Viktimë ka mbetur shtetasi Sefedin Zenellari, i cili dyshohet autori i vrasjes së kunatit të tij, 57-vjeçarit Gramoz Nako, që jetonte në SHBA, por ishte kthyer në vendlindje për pushime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.