AKTUALITET

10 ditë pas 30 qershorit, PD Kukës padit komisionerët

16:09 - 10.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar 10 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit.




Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve, si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Ndër faktet e renditura në padi, PD e qytetit verilindor përmend daljen e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës.

Sipas demokratëve, në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.