Show-Bizz

“Banda” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia merr këngës së rakisë

12:25 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vendosur në qendër të akuzave dhe luftës politike të opozitës për shkak të mospërputhjes së shifrave të pjesëmarrësve në votimet e 30 qershorit, anëtarët e këtij institucioni duket se nuk e kanë marrë shumë seriozisht situatën. E krahas pjesëmarrjes në mbledhjet e gjata dhe të mërzitshme të KQZ-së, ata kanë vendosur që stresin ta kalojnë me këngë e valle.




Në fakt, bëhet fjalë për një dasmë ku është martuar një nga punonjëset e KQZ-së, dhe ku kanë marrë pjesë edhe anëtarët e këtij komisioni. Dhe nuk bëhet fjalë për pjesëmarrje thjesht sa për prezencë, por ka pasur prej tyre që edhe kanë kënduar duke shfaqur talentin e tyre të fshehur.

Ka qenë vet anëtari i KQZ-së Bledar Skënderaj ai që ka publikuar një video nga kjo dasmë dhe ku ai vet personalisht këndon këngën e rakisë. “Nga një anëtar i bandës së KQZ-së. P.S Jemi në një dasmë të një punonjëses tonë! I përshëndes të gjithë ata që na duan dhe ata që na shajnë”, – shkruan Skënderi.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.