SPORT

Gurbanov: Do të jetë një ndeshje e fortë, ata kanë tifozët

10:14 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gurban Gurbanov i druhet Partizanit, pasi për trajnerin e Karabagut, përveç njohurive minimale që kishte për të kuqtë, vështirësi të madhe ka sjellë edhe ndryshimi i trajnerit dhe i disa elementëve të skuadrës. Gjithsesi, azerët duan suksesin ndaj 16 herë kampionëve të vendit, pavarësisht se në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, Gurbanov thekson se skuadrat kanë shanse të barabarta.




“E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin. Nuk e ndjejmë veten favorit ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta. Sigurisht që do donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.