Show-Bizz

Hoqi brinjët për t’iu përshtatur fustanit? Përgjigjet Kim Kardashian: Vuajtja më e madhe në jetë

18:09 - 10.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian edhe këtë vit ka rrëmbyer vëmendje në evenimentin e madh të modës, “Met Gala 2019”.




Pas gjithë atyre spekulimeve për dukjen e saj, ylli televiziv është kthyer sërish në maj në Gala 2019, ndërsa ka folur për fustanin e ngushtë dhe dhimbjen që i shkaktoi.

Ajo ka shpjeguar se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.

“Unë kurrë nuk kam ndier më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, ka thënë Kim për WSJ Magazine.

E pyetur nëse i ka hequr brinjët për të pasur një bel më të hollë, Kardashian u përgjigj: “Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.

Në një video të Vogue pas skenave të postuara pak pas ngjarjes, u zbulua se Kardashian u tha atyre se e kishte mjaft të vështirë të ulej.

“Anna, në qoftë se nuk ulem për darkë, tani e di pse”, ka bërë shaka ajo, duke i’u referuar redaktores së Vogue, Anna Wintour.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.