AKTUALITET

Me këtë mendësi të Serbisë, KURRË nuk do të ketë mirëkuptim në Ballkan!

17:18 - 10.07.19 Nga Mimoza Kusari
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej nesër, 11 Korrik, deri me 22 korrik do të përkujtohet 24 vjetori i masakrës më të rëndë në Europë, që nga lufta e dytë botërore, Masakra e Srebernicës.




Për dhjetë ditë u masakruan dhe u vranë 8373 djem dhe burra boshnjak nga forcat militare serbe te udhëhequra nga Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç.

Pas Bosnjës, vite më vonë ndodhi lufta e Kosovës, e për të mos ndodhte një Srebernicë tjetër, NATO bombardoi forcat serbe në Kosovë, në ndihmë popullatës së pambrojtur civile.
Sot 20 vite pas, është e njejta kastë politike në Serbi, e ri-definuar nga ata vetë, por pa asnjë pendim dhe kërkim falje për krimet në Kosovë, që synon të arrin marrëveshje me Kosovën. 13 mijë të vrarë janë në luftën e Kosovës, asnjë kërkim falje dhe asnjë reflektim.

Ende më keq, Kryeministrja e Serbisë sot ka deklaruar se nuk shkon në Srebernicë pasi duhet të ndalen së kthyeri në “keqkuptim nga e kaluara”!!!
Brnabiç, masakren zyrtarisht të kualifikuar gjenocid e quan “keqkuptim”!!!
Me këtë mendësi të Serbisë, KURRË nuk do të ketë mirëkuptim në Ballkan!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.