AKTUALITET

Ndryshojnë procedurat e punësimit në shëndetësi

20:00 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për vitin 2019, të gjithë studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 në profilet e shkencave mjekësore teknike, që aplikojnë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, marrin një bonus 10 pikë shtesë në llogaritjen e pikëve për vlerësimin e dosjes. “Studentë të ekselencës”, janë studentët, të cilët kanë përfunduar studime universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00-10 ose ekuivalent. Të gjithë kandidatët që kanë marrë më parë pjesë në testimin “Infermierë për Shqipërinë” dhe nuk janë punësuar, do të dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar në listën e pritjes, pranë DROSHKSH-së përkatëse, duke përcaktuar deri në tre NJVKSH. Kandidatët që kanë aplikuar në më shumë se një qark do të përzgjedhin për t’u regjistruar në listën e pritjes, jo më shumë se tre NJVKSH gjithsej. Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë DROSHKSH brenda një muaji nga miratimi i këtij udhëzimi. Deri në kryerjen e regjistrimit të kandidatëve si më sipër, do të veprohet sipas listave në rang qarku. Dokumentacioni i krijuar gjatë zbatimit të procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim ruhet pranë DROSHKSH për 10 (vite) vite dhe janë objekt i inspektimit të institucioneve të autorizuara nga ligji. Ministrja e Shëndetësisë ka nxjerrë një udhëzim të ri për procedurat e punësimit në sektorin e shëndetësisë. Sipas saj, ky udhëzim rregullon procedurat për punësimin e profesionistëve të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike, mënyrën e shpalljes së vendeve të lira të punës, konkurrimin, renditjen e kandidatëve, si dhe emërimin në një vend të lirë pune. Thirrja për konkurrim shpallet sipas profileve për profesionistët e shkencave mjekësore teknike, mbi bazë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (në vijim “NJVKSH”) duke përfshirë dhe spitalet respektive.




Udhëzimi rregullon dhe procesin e konkurrimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike, I cili zhvillohet për: a) të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi për ushtrimin e profesionit; b) kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Infermierë për Shqipërinë” të thirrjes paraardhëse dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre. Ndërkaq DROSHKSH-ja ka detyrimin të raportojë në DQOSHKSH lëvizjet paralele dhe vendet e lira të punës në 2 (dy) ditët e para të çdo muaji dhe detyrimin të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë” përgjatë gjithë vitit, vendet e lira të punës për çdo institucion shëndetësor publik, si dhe listën e punësimeve të kryera në muajin paraardhës brenda 5 (pesë) ditëve të para të çdo muaji.

Shpallja
Shpallja në portalin “Infermierë për Shqipërinë” përmban këto të dhëna: a) fushën kryesore mbi të cilën do të bazohet konkurrimi, si dhe dokumentet që do të vlerësohen në konkurrim; b) fazat në të cilën do të kalojë konkurrimi, vlerësimi i dosjes dhe testimi I informatizuar; c) dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre; d) afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike; e) datën e daljes së rezultateve për fazën e vlerësimit paraprak të kandidatëve; f) mënyrën e vlerësimit të kandidatëve në fazën e vlerësimit të dosjes, si dhe në fazën e testimit të informatizuar; g) mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët. 10. Regjistrimi i kandidatëve bëhet vetëm nëpërmjet internetit në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Të interesuarit do të kenë si afat për kryerjen e aplikimit të paktën dy javë kalendarike nga data e shpalljes. 11. Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar në ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, si dhe një kopje me postë ose dorazi të protokollohet pranë DROSHKSH-së përkatëse, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.

VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi i kandidatëve përfshin: vlerësimin e dosjes së kandidatëve që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë; vlerësimi i testit të informatizuar, deri në 70 pikë. Në fazën e parë, kandidatët e interesuar regjistrohen në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Jetëshkrimi standard dhe dokumentet e tjera të parashikuara në shpallje, dërgohen nëpërmjet internetit në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, ku gjenden edhe udhëzimet përkatëse, si dhe një kopje me postë ose dorazi protokollohet pranë DROSHKSH-së përkatëse, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.

KRITERET DHE SKEMA E VLERËSIMIT

1. Përvoja në punë si profesionist i shkencave mjekësore teknike (një pikë për çdo vit pune, deri në 10 vite eksperiencë pune)1-10 pikë
2. Studentët ekselent në fund të vlerësimit të dosjes dhjetë pikë shtesë (deri në 30 pikë gjithsej për vlerësimin e dosjes) 10 pikë
3 . Nota mesatare e studimeve të larta, vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
Nota mesatare (e thjeshtë) 5.00 – 5.50 = 1 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 5.51 – 6.00 = 2 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 6.01 – 6.50 = 3 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 6.51 – 7.00 = 4 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 7.01 – 7.50 = 5 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 7.51 – 8.00 = 6 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 8.01 – 8.50 = 7 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 8.51 – 9.00 = 8 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 9.01 – 9.50 = 9 pikë
Nota mesatare (e thjeshtë) 9.51 – 10.00 = 10 pikë
1 -10 pikë
4. Shkallët e kualifikimit në fushën e shëndetësisë: Studime të nivelit Mastër Profesional – 3 pikë Studime të nivelit Mastër Shkencor (të barasvlershëm) – 5 pikë 0- 5 pikë
5. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja:
a) Gjuhë e huaj e mbrojtur në IAL – të publike = 2 pikë
b) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar
niveli B 1 = 2 pikë
c) Gjuhë e huaj e mbrojtur me testim ndërkombëtar
niveli B 2 = 4 pikë
Si gjuhë e huaj e mbrojtur llogaritet edhe rasti kur gjuha e huaj është e mbrojtur në kuadër të përfundimit të studimeve universitare të ciklit të dytë, sipas legjislacionit përkatës. Pavarësisht se kandidati mund të ketë disa gjuhë të huaja të mbrojtura, në këtë rubrikë nuk mund të llogariten më shumë se 5 pikë në vlerësimin e dosjes. Në rast se kandidati ka mbrojtur të njëjtën gjuhë të huaj në dy institucione të ndryshme, do të llogariten pikë vetëm për një dëshmi. 0 – 5 pikë

DOKUMENTET E ALPIKIMIT

Dokumentet e aplikimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike që duhet të hidhen në portal në momentin e aplikimit janë:
a) Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
b) fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
c) fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
d) fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
gj) vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës);
e) raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (I detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës);
f) Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas
shtojcës nr. 2). Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si më sipër, skualifikohet.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.