Rajoni

Pendarovski: BE të mos merret me veten, duam të shohim dritë në fund të tunelit

15:12 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“E di se Bashkimi Evropian merret me veten, por duhet ta dijë se në Ballkan jemi 30 vjet në tranzicion dhe duhet të shohim dritë në fund të tunelit”.




Kështu deklaroi sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në intervistë për televizionin “N1”, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që u mbajt në Sarajevë.

Ai tha se pret që Maqedonia e Veriut në vjeshtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, raporton “Telegrafi”.

“Të them hapur ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të shqetësuar nga deklaratat e dyfishta të Komisionit Evropian si tërësi. Vitin e kaluar në Sofje në samit, kishim formulim të pastër dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat, gjegjësisht do të marrin datë në qershor 2019. Kjo nuk ndodhi. Ne jemi të bindur nga zyrtarët e njohur gjermanë, se kjo është vetëm shtyrje teknike, e pranuam dhe do të presim deri në shtator për vendimin e Bundestagut dhe deri në tetor për vendimin e BE-së. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen: çfarë nëse ndonjë kuvend i ndonjë vendi tjetër, për arsye të njëjta teknik e shtyn procesin, pasi atje ka vendosje me parimin e konsensusit”, tha Pendarovsi.

Ai shtoi se transformimi i brendshëm i BE-së dhe nisja e bisedimeve me vendet kandidate duhet të zhvillohet paralelisht.

Sa i përket ndryshimit të pushtetit në Greqi, Pendarovski tha se nuk pret ndryshim tek pala greke në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, por pret qëndrim më të ngurtë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.