AKTUALITET

Punësimi në shëndetësi/ Si shpallen fituesit dhe pikët që duhet të marrin

19:30 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidatët kanë të drejtë, që në një thirrje për aplikim, të konkurrojnë vetëm për një rajon, brenda të cilit do të mund të përzgjedhin, deri në tre NJVKSH. Kandidati i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e mëparshëm dhe ka dokumentacion shtesë, i depoziton ato pranë Komisionit të Vlerësimit kur hapet portali i radhës, Komisioni i Vlerësimit mban procesverbal dhe shton pikët e kandidatit. Kandidati i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e mëparshëm dhe dëshiron të marrë pjesë në testim, do të renditet në listën përfundimtare me pikët e testimit të fundit. Kandidati, i cili nuk paraqet dokumente shtesë pranë komisionit dhe nuk dëshiron të marrë pjesë në testimin e radhës, i mbarten pikët ekzistuese në renditjen e re deri në dy vjet. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit firmosin deklaratën për pajtueshmërinë me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, sipas shtojcës nr. 4. Komisioni i Vlerësimit pasi administron dosjet e kandidatëve, brenda dhjetë ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe harton listën për çdo profil sipas çdo NJVKSH, renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rend zbritës. Komisioni i Vlerësimit, i dërgon DQOSHKSH-së listën e përgatitur si më sipër, për ta publikuar në Portalin “Infermier për Shqipërinë”. Në të njëjtën ditë që publikohet lista. Komisioni i Vlerësimit njofton me e-mail kandidatët që nuk janë kualifikuar për arsyen e moskualifikimit. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në adresën e portalit ose në adresën me të cilën marrin njoftimin, brenda tre ditëve nga dita e shpalljes lidhur me vlerësimin e dosjes. Komisioni i vlerësimit brenda pesë ditë pune shqyrton ankesën, i kthen përgjigje ankimuesit dhe reflekton ndryshimin e pikëve nëse ankesa ka qenë e drejtë.




TESTIMI I INFORMATIZUAR
Në fazën e dytë, “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje. Në testim marrin pjesë dhe kandidatët që janë në listë pritje dhe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e testimit të mëparshëm. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në testim për të përmirësuar pikët e mëparshme, regjistrohen pranë drejtorisë rajonale përkatëse vetëm për testimin e informatizuar. DQOSHKSH-ja përgatit listat e kandidatëve që do të marrin pjesë në testimin e informatizuar dhe ia dërgon në formë elektronike dhe me shkrim Qendrës së Shërbimeve Arsimore, në përputhje me rregullat e kësaj qendre. Pyetjet e testit të vlerësimit hartohen në bazë të secilit profil të shpallur, nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Kalendari I testimit publikohet në portalin “Infermier për Shqipërinë”. Rezultatet e testimit të informatizuar i kalojnë DQOSHKSH-së, e cila bën renditjen e kandidatëve sipas pikëve totale, që nxirret nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin e informatizuar. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rend zbritës. Lista publikohet në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Në fund të procedurës së vlerësimit kandidati konsiderohet fitues nëse ka marrë mbi 40 pikë.

PROCEDURA E ZGJEDHJES SË VENDIT TË PUNËS
NJVKSH-ja, si dhe qendrat spitalore identifikojnë vendet e lira të punës (parësor dhe spitalor) që krijohen dhe i raportojnë tek DROSHKSH-ja përkatëse brenda 2 (dy) ditëve nga data e krijimit të vakancës. Qendrat Spitalore Universitare raportojnë vendet e lira të punës pranë DROSHKSH Tiranë. DROSHKSH-të raportojnë vendet vakant të krijuara pranë DQOSHKSH-së, e cila i shpall ato në portal menjëherë. Renditja përfundimtare e kandidatëve fitues administrohet nga DQOSHKSH-ja dhe shpallet në portalin “Infermier për Shqipërinë” dhe në faqen elektronike zyrtare të saj. Për vendet e lira të punës për çdo NJVKSH, kandidati njoftohet nga DROSHKSH-ja, në varësinë e të cilës është vendi vakant, përmes postës elektronike të cilën kandidati e ka deklaruar gjatë aplikimit on-line dhe në dosje. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas NJVKSH-ve, është renditur me numrin më të madh të pikëve në profilin që ka aplikuar, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet shëndetësore të NJVKSH-së përkatëse dhe është i detyruar të konfirmojë në DROSHKSH brenda 24 orëve në adresën elektronike. Në rast se DROSHKSH-ja nuk merr konfirmim nga kandidati brenda këtij afati, atëherë vendi vakant i ofrohet kandidatit të radhës. Kandidati që nuk konfirmon pranimin e pozicionit të punës ose e refuzon atë, mbetet në listën e pritjes me të njëjtat pikë për një periudhë deri 2 (dy) vjet. Kur dy kandidatë kanë pikë të barabarta, përzgjedhja e vendit të punës bëhet nga kandidati që i përket kategorisë së personave me aftësi të kufizuar nëse ka të tillë, nëse nuk ka PAK, vendi i punës i ofrohet kandidatit që ka pikët më të larta në testimin me shkrim. Kandidati fitues që përzgjedh vendin e punës në institucionet në varësi të OSHKSH-së, merr aktin e emërimit nga DROSHKSH-ja dhe paraqitet pranë institucionit shëndetësor për të lidhur kontratën e punës, kandidati fitues që përz-gjedh vendin e punës në Qendrat Spitalore Universitare, pajiset nga DROSHKSH-ja me vërtetimin për përzgjedhjen e bërë, si dhe fletë të printuar nga portali për rezultatin e tij. Titullari I institucionit lidh kontratë pune pa afat me punonjësin që zë një vend të lirë pune. Periudha e provës është tre muaj. DROSHKSH-ja dokumenton procesin e zgjedhjes së vendeve të punës për çdo kandidat, si dhe raporton me postë elektronike dhe me shkresë zyrtare në DQOSHKSH, si dhe në MSHMS, brenda datës tre të çdo muaji për emërimet/refuzimet apo moskonfirmimet e kandidatëve. Në rastin e krijimit të vendeve vakant të përkohshme (leje barrëlindje, pezullime etj.), pozicionet plotësohen nga kandidatët fitues në listë pritje, të cilët njoftohen sipas renditjes me pikë: a) kandidati që punon si zëvendësues njoftohet sa herë krijohen vende të lira pune në NJVKSH përkatëse sipas radhës së listës së pritjes, për të zgjedhur vendet vakant të krijuara; b) në rast se gjatë periudhës së punës si zëvendësues, në institucionin ku punon krijohet një vend i lirë pune, zëvendësuesi kalon me emërim definitiv, pavarësisht renditjes së tij me pikë; c) në rast se në një institucion ka më shumë se një punonjës zëvendësues fitues i portalit, vendi definitiv i ofrohet atij që ka pikë më shumë. d) në rast se deri në përfundim të periudhës së punës si zëvendësues nuk kalon në pozicion pune definitiv, kandidati kalon në listën e pritjes I renditur sipas pikëve të tij. 9. Në rast se do të ketë vende të lira pune, të cilat do të refuzohen nga të gjithë kandidatët fitues, këto pozicione mund të plotësohen nga kandidatë të licencuar në profilin përkatës, me emërim të përkohshëm deri në ardhjen e një kandidati fitues. Në këto raste NJVKSH I drejtohet me kërkesë DROSHKSH-së për miratimin e emërimit të përkohshëm.

LËVIZJA PARALELE
Procedura e lëvizjes paralele bëhet për plotësimin e vendeve të lira vetëm Brenda NJVKSH-së përkatëse. Punonjësit e emëruar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë” u lind e drejta për të kërkuar lëvizje paralele pasi të kenë mbushur 2 (dy) vite në të njëjtin vend pune. Punonjësi i shkencave mjekësore teknike bën kërkesë për lëvizje paralele nga një qendër shëndetësore në një tjetër qendër shëndetësore ose spital dhe anasjelltas. NJVKSH-ja merr masa për mbulimin e shërbimit në qendrën nga e cila kërkon të largohet punonjësi dhe e dërgon kërkesën për miratimin e lëvizjes pranë DROSHKSH-së. Lëvizjet paralele raportohen nga DROSHKSH-ja, brenda datës pesë të çdo muaji, pranë DQOSHKSH-së dhe Ministrisë.

MASA
DISIPLINORE
Procedura disiplinore ndaj teknikut të shkencave mjekësore fillon nga drejtori/titullari I institucionit ku është i punësuar punonjësi. Shkeljet disiplinore, si rregull përcaktohen në kontratën individuale të punës, si dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Procedura disiplinore duhet të garantojë të drejtën e punonjësit për t’u njoftuar lidhur me fillimin e procedimit, të drejtën për t’u dëgjuar, për të paraqitur prova, si dhe të drejtën për tu ankuar ndaj vendimit përfundimtar. Tekniku i shkencave mjekësore mund të pezullohet nga puna për shkaqe të përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Gjatë kohës së pezullimit, punonjësit i ndërpriten marrëdhëniet financiare. Largimi nga puna i teknikut të shkencave mjekësore bëhet nga drejtori/titullari I institucionit sipas akteve ligjore në fuqi dhe njoftohet NJVKSH/DROSHKSH përkatës.

 

DEKLARATË PËR PAJTUESHMËRINË ME LIGJIN PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË
INTERESIT
Deklaroj në përgjegjësinë time se në procesin e konkurrimit për pozicionin infermier/teknik imazherie/ teknik
fizioterapie__________ që do të zhvillohet në datë _____________, nuk jam në konflikt interesi me asnjë prej
kandidaturave të paraqitura për konkurrim.
DEKLARUESI
DATA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.