SPORT

Reja në Shqipëri, do ndjekë Partizanin dhe Kukësin

12:15 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ashtu siç kishte premtuar pas ndeshjeve të përfaqësueses në qershor, kthehet në vendin tonë me mision mbikëqyrje të lojtarëve të kampionatit shqiptar. Reja është i ndërgjegjshëm që mundësia më e mirë për t’i parë ata në veprim është pjesëmarrja në Kupat e Europës ku japin maksimumin ndaj këtë javë do të monitorojë dy sfidat e para. Fillimisht ai do të jetë sot në ndeshjen mes Partizanit dhe Karabak që luhet për Ligën e Kampioneve, ku sigurisht do të shohë disa elementë të të kuqve që kanë spikatur si Trashi, Telushi, Mala e Asani pa harruar edhe Alban Hoxhën që është pjesë e grupit kuqezi. Të enjten, ai pritet të jetë në Laç, për të ndjekur kurbinasit në rrugëtimin e tyre në Europë ndaj Hapoel Ber Sheva dhe ku përveç emrit të Selmanit, do të vëzhgohen edhe ata lojtarë që janë apo kanë qenë pjesë e Shpresave në të kaluarën si Redon Xhixha.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.