SPORT

Shqiptari s’është më lojtar i Interit, Albasete blen përfundimisht Rei Manajn

13:16 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi i Albasetes në Spanjë ka bërë zyrtare ditën e djeshme, blerjen e kartonit për Rei Manajn. Ashtu siç ishte dhe lajmëruar më parë, tashmë kartoni i sulmuesit shqiptar nuk do i përkasë më Interit, por klubit spanjoll që militon në ligën e dytë spanjolle. Siç njofton vetë klubi, Manaj tashmë ka firmosur edhe një kontratë të re me Albaseten, që do e mbajë lidhur edhe për 5 sezone të tjera, pra deri më 2024.




“Jemi shumë të lumtur për blerjen e Manajt. Ai është një futbollist i ri dhe e kemi ndjekur që kur ka qenë akoma më i ri. Është një sulmues që na jep kënaqësi tashmë në të ardhmen dhe e dimë që rritja e tij do na shërbejë akoma edhe më shumë në të ardhmen”, – u shpreh drejtori sportiv i Albasetes, Mauro Perez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.