KULTURË

Video/ “Ditën dua të merrem me politikë, natën me muzikë”

20:30 - 10.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai e nis prezantimin e vetes përmes tingujve të kitarës, por ka diçka tjetër që Klisman e bën më me shumë pasion. Kënga është dashuria e tij e madhe. Megjithatë ai i ka ndjekur studimet në një fushë të largët me artin.




Klisman Kadiu ka studiuar për Shkenca Politike, por e ka menduar mirë se si ta alternojë këtë fushë me muzikën.

“Gjatë ditës do të doja të isha një analist politik, ndërsa në fundjavë, darkave të merresha me muzikë”, tregon Klisman për Trending.

Në antitezë me paragjykimet e shumta që ekzistojnë mbi shijet muzikore të të rinjve, Klisman tregon se janë të shumtë ata që e pëlqejnë muzikën që ai bën, duke e shoqëruar teksa këndon këngë të vjetra shqiptare.

Në pamundësi financiare për të pasur këngët dhe videoklipet e tij, ai bën atë që di të bëjë më mirë: këndon live.

 “Muzikë live edhe bën, por videoklipe vështirë”, i përgjigjet ai pyetjes “Sa e vështirë është të bësh muzikë pa zhveshje?”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.