BLUETOOTH

Adalena Seferi: Albumi është pasaportë për këngëtarin

18:30 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Muzika është forma më e fortë e magjisë. Janë të rrallë ata këngëtarë, që nuk duan ta humbin kënaqësinë e performancave live. Ajo është një ndër ato. Adalena Seferi vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare” për të na zbuluar disa truke profesioni, të veçantën e live-albumit, si dhe detaje përtej muzikës. Edhe pse jetojmë në kohë kur këngët mund të shkarkohen fare lehtë, Adalena preferon të ruaj madhështinë e zërit potent që vjen ndërthurur bukur me muzikën, për të shpërthyer në performanca live. Për të të punuarit është pasion dhe nuk ka dyshim suksesi i një kënge që nuk shoqërohet me videoklip, natyrisht që në këtë rast këngëtari duhet të jetë profesionist. Dy klipe të reja që do të shoqërojnë albumin do vijnë brenda kësaj vere. Më tej, pyetjes sonë se kur një femër quhet e realizuar Adalena thotë se kur krijon familje, ndërsa sa i përket këngëtareve ajo pohon se nuk kënaqen kurrë, janë gjithmonë në kërkim të së mirës.




Adalena, si të kanë shkuar punët që nga hera e fundit që ke qenë e ftuar në një intervistë?
Mirë jo keq. Isha pak sëmur po ishte sa për syrin e keq. (qesh)
Në përgjithësi, në intervista ti na tregon gjërat e bukura që ndodhin… Nuk ka ndonjë gjë më pak të bukur që mund ta ndash me ne?
Po nuk e di varet se çfarë do të dish.
Atëherë, po e them unë një gjë të bukur. Këtë herë ti ke ardhur me një album.
E vërtet.


Sa kohë u desh që të realizohej ky album dhe kush kanë qenë bashkëpunëtorët e tu që të nxirrnit në treg një përmbledhje këngësh live?

U desh gati 1 vit për ta realizuar e sjellë siç duhet. Falënderoj Faruk Drenicën, për orkestrimet dhe përpunimet, gjithashtu Sead Muqën për pjesët me saks, dhe një falënderim i madh shkon për Ilir Ahmedin “Kristal Record” për miks dhe mastering të albumit. Pa ata s’do ish i mundur ky album.
Në kohë zaptimi teknologjie, ku këngët mund të downloadohen fare lehtë, ti sjell album live. Adalena, ti vazhdon të jesh e mendimit se albumi nuk del kurrë nga moda?
Albumi është pasaportë për këngëtarin.
Cila nga këngët e albumit është e preferuara jote?
Të gjitha i kemi zgjedhur me kujdes, dhe në përputhje e përshtatje me zërin. Do veçoja Mash up(Arabik).
A mund të ketë një këngë të njëjtin efekt te publiku, nëse vjen pa videoklip?
Varet sa profesionist është këngëtari, por besoj që “dhez” qysh jo. (qesh)
Angazhimet e tua artistike do të vazhdojnë po me këtë ritëm apo do zgjedhësh një strategji tjetër për të qëndruar në treg e pakonsumuar profesionalisht?
Janë sekrete profesionale nuk thuhen të gjitha.
Nuk është e vështirë të bësh një periudhë pauze dhe pastaj të vish me “goditje të përqendruar”? Ka ndonjë klip në ardhje?
Dy do të vijnë tani gjatë verës për të shoqëruar albumin. 1 do të jetë nga vjeshta.
Adalena, ti e di që këngët më të suksesshme të momentit janë ato me theks e stil kosovar, që nuk duken shumë larg stilit tënd. Do të eksperimentoje me to?
Albumin e kam të shqiptarizuar “10 vite live” për Kosovë e Shqipëri!
Kur një femër mund të quhet e realizuar? Po një këngëtare?
Besoj në momentin kur krijon familjen e saj. Këngëtarja s’kënaqet kurrë kërkon gjithmonë më të mirën. (qesh)
Si do e mbyllim këtë intervistë?
Shihemi në projekte të reja, dëgjohemi në këngë të tjera dhe verë të mbarë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.